Ndërlidhjet

logo-print

Disidenti kinez morri çmimin Nobel për Paqe



Çmimi Nobel për Paqe edhe zyrtarisht iu dha sot disidentit të burgosur kinez, Liu Xiaobo, në një ceremoni të zhvilluar në Oslo.

Xiaobo është dënuar me 11 vjetë burg për veprimtari kundër regjimit, pas thirrjeve të tij për reforma politike.

Në ceremoni ai ishte prezantuar nga një karrige bosh dhe një fotografi.

Kina ka dënuar dhënjen e çmimit Nobel për Paqe Xiaobos dhe vendosi në arrest shtëpiak gruan e disidentit, për ta penguar që të merrte pjesë në ceremoninë e sotme.
Komiteti i Nobelit tha se dhënja e çmimit Liut është bërë bazuar mbi “vlerat universale”.

Presidenti Obama, fituesi i çmimit vitin e kaluar, tha se është për të ardhur keq që Liu nuk ishte në ceremoni dhe i bëri thirrje Kinës për lirimin e menjëhershëm të tij.
Kina dhe 18 vende të tjera, në mesin e të cilave dhe Serbia nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e sotme në Oslo.
XS
SM
MD
LG