Ndërlidhjet

Lirohen 10 vetë të akuzuar për ndihmë Mlladiçit



Drejtësia serbe ka liruar nga akuzat dhjetë persona që akuzoheshin se kishin ndihmuar Ratko Mlladiçin për të shmangur arrestimin.

Mlladiçi, ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, është i kërkuari kryesor nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë.

Gjykata në Beograd vendosi sot se nuk kishte prova të mjaftueshme që të vërtetonin se të akuzuarit kishin ndihmuar Mlladiçin të mbetej në arrati.
XS
SM
MD
LG