Ndërlidhjet

logo-print

Ushtarët gjermanë për herë të parë në Francë



Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore trupat luftarake gjermane do të vendosen në Francë.

Batalioni gjerman, që është pjesë e brigadës ushtarake franko-gjermane, u krijua në vitin 1989, por trupat gjermane asnjëherë nuk ishin vendosur në Francë. Ushtarët francezë kanë qenë një herë në Gjermani, si pjesë e marrëveshjeve të mbetura që nga fundi i Luftës.

Ceremonia e sotme u zhvillua në Strasburg me praninë e dy ministrave të mbrojtjes, një dëshmi se të dyja vendet i kanë lënë një herë e përgjithmonë pas krahëve armiqësitë e së shkuarës.
XS
SM
MD
LG