Ndërlidhjet

U ndanë çmimet Nobel për 2010



Fituesit e çmimeve Nobel në letërsi, ekonomi, mjeksi dhe kimi kanë marrë sot medaljet nga mbreti Gustav i Suedisë.

Ceremonia e rastit e shpërndarjes së çmimeve Nobel u bë në Stokholm. Në ceremoni mungonte vetëm Robert Eduards, fituesi i këtij viti në mjeksi për shkak të gjendjes shëndetësore. E pranishme ishte bashkëshortja e tij.

Çmimi Nobel përveç medaljes së artë përfshin dhe 1.4 milionë dollarë për çdo fushë, shumë e cila ndahet nëse ka më shumë se një fitues për një lëmi të caktuar.
XS
SM
MD
LG