Ndërlidhjet

Armenia: Në rast të luftës, do ta njohim Nagorno-Karabakin


Presidenti armen Serzh Sarksian tha se vendi i tij do ta njohë si shtet të pavarur Nagorno-Karabakin nëse Azerbejxhani përdor dhunën për të zgjidhur kontestin me rajonin separatist.

Sarksian tha se Armenia është “ në mënyrë absolute kundër zgjidhjes ushtarake” të konfliktit mbi Nagorno-Karabakin, një enklavë kryesisht e banuar me armenë etnikë.

Komentet e Sarksianit vijnë një ditë pasi që partia në pushtet në Armeni nuk votoi një mocion të opozitës në parlament për të njohur Nagorno-Karabakin, duke thënë se ende nuk është koha e duhur.
XS
SM
MD
LG