Ndërlidhjet

Josipoviq: Gjykim të drejtë për Sanaderin


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka deklaruar se ish kryeministri Ivo Sanader duhet të ketë gjykim të drejtë, pa presion të politikës, mediave dhe publikut.

“Secili, pra edhe Ivo Sanader, duhet të ketë gjykim të drejtë pa presionin e politikës, mediave, publikut, apo kujtdo”, ka thënë Jospioviq pas arrestimit të ish kryeministrit të arratisur.

Duke komentuar arrestimin e tij në autostradën e Austrisë, ai ka thënë “ kjo nuk është një reklamë e mirë” për Kroacinë.

“Është dëm që ka ndodhur ashtu, por është ashtu sic është”, ka thënë presidenti kroat.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Zagreb Xhejms Foli ka mohuar spekulimet se SHBA-të nuk i kanë dhënë vizë Sanaderit, kështu që ai nuk ka mundur të udhëtojë nga Mynihu në Uashington, siç e kishte planifikuar.

Arrestimi i Sanaderit raportohet të ketë ndodhur vetëm disa orë pas bërjes publike të urdhërarrestit ndërkombëtar nga Prokuroria e Kroacisë në rajonin e Salzburgut.

Sanaderi u largua nga vendi pak orë përpara diskutimit në parlament të kërkesës për heqjen e imunitetit. Prokuroria deklaroi se Sanaderi dyshohet për keqpërdorim të detyrës.

Ivo Sanderi ka drejtuar qeverinë e Unionit Demokratik Kroat nga viti 2003 deri në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG