Ndërlidhjet

Heshtje zgjedhore në Kosovë


Në Kosovë po mbahet heshtje zgjedhore, pas një fushate 10 ditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për zgjedhjen e parlamentit të ri 120 anëtarësh, të drejtë vote kanë 1.6 milionë qytetarë të Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar se nga ky numër, votues të rinj janë 73.288 persona, ndërkaq nga lista e votuesve si persona të vdekur janë hequr 6.165 veta.

KQZ-ja ka njoftuar se më 12 dhjetor, në ditën e votimit, do të hapen 746 qendra të votimit, me gjithsej 2.280 vendvotime.

Zgjedhjet, në të cilat garojnë 29 subjekte politike, do t’i monitorojnë mbi 32 mijë vëzhgues.

Prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.
XS
SM
MD
LG