Ndërlidhjet

Marnak kërkon ndihmën e kosovarëve në luftimin e krimit


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka thënë se prioritet i tij është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Këto janë dy problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova dhe të cilat kanë ndikim të komuniteti“, ka thënë Marnak në një intervistë për mjetet serbe të informimit.

Marnak ka thënë se për të pasur sukses, EULEX-it i duhet mbështetja e institucioneve lokale.

“Sa më shumë që EULEX të jetë i dukshëm, të jetë i pranishëm dhe aktiv edhe në veri, njerëzit do të kenë besim në ne dhe do ta shohin se nga sundimi i ligjit të gjithë përfitojnë. Për shembull, në veri në muajt e fundit kanë ndodhur një numër i incidenteve serioze. Shumica e tyre janë shkaktuar nga serbët kundër serbëve”, tha Marnak.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë probleme më të cilat përballet tërë Kosova, dhe jo vetëm veriu, dhe një nga shembujt më të mirë për këtë janë bandat e krimit të organizuar që së bashku punojnë në jug dhe veri të lumit Ibër”, ka thënë Marnak.

“Dua që ata kriminelë të kapen, kudo që të ndodhen“, ka thënë de Marnak.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet duke thënë se pret që ato të kalojnë në mënyrë të qetë.

“Kemi besim të plotë se Policia e Kosovës do të kryejë në mënyrë të kënaqshme detyrat e saj në ditën e zgjedhjeve. Nuk pres probleme, por jemi të gatshëm për çfarëdo situate“, ka thënë shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.
XS
SM
MD
LG