Ndërlidhjet

Afër marrëveshja për ndryshimet klimatike


Në bisedimet e OKB-së për çështjet klimatike është marrë miratimi preliminar për marrëveshjen mbi luftimin e ngrohjes globale, pavarësisht kundërshtimeve të Bolivisë, kanë thënë delegatët.

Arritja e marrëveshjes është përcjellë me duartrokitje të anëtarëve të dy grupeve punuese, të cilët kanë negociuar tekstin për pothuaj dy javë në qytetin turistik të Kankunit në Meksikë.

Qeveritë janë pajtuar për një pako masash për të luftuar ngrohjen globale dhe për të krijuar një fond të ri për klimën si dhe hapa tjerë për përmirësimin e mekanizmave për vendet në zhvillim.

Marrëveshja tani shkon në seancën plenare të konferencës së OKB-së, ku ministrat e ambientit pritet që të japin mbështetjen finale.
XS
SM
MD
LG