Ndërlidhjet

Pas 18 dhjetorit, Jeremiq jo më ministër i jashtëm?


Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq do të ndërrohet menjëherë pas zgjedhjeve në Partinë Demokratike të parapara për 18 dhjetor, shkruan gazeta serbe Blic.

Gazeta thekson se kandidati më serioz për ta zëvendësuar Jeremiqin është drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Borko Stefanoviq.

Gazeta citon burime të afërta me presidentin Boris Tadiq se vendimi për ndërrimin e Jeremiqit është marrë pas skandalit të bojkotimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Paqe.

Ndërsa, pakënaqësia ka filluar për shkak të paraqitjes së nxituar të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me gjithë pajtimet paraprake me BE-në.
XS
SM
MD
LG