Ndërlidhjet

Serbia përsërit, s'ka kushte që serbët të dalin në zgjedhje


Shefi i Zyrës qeveritare për informim Milivoje Mihajloviq ka vlerësuar se qëndrimi i Qeverisë së Serbisë se nuk janë arritur kushtet për daljen e serbëve në zgjedhje është i qartë për këdo që dëshiron të merret më politikë.

“Nuk është mirë që ndonjë anëtar i ndonjë partie kërkon alibi nga qeveria për pjesëmarje ose mospjesëmarrje në zgjedhje“, tha Mihajloviq, para zgjedhjeve të nesërme të parakohshme parlamentare në Kosovë.

I pyetur se përse qeveria nuk ka kërkuar nga serbët që të bojkotojnë zgjedhjet, Mihajloviq ka thënë se kjo s’ka qenë e mundur, meqë në Serbi në pushtet është koalicioni demokratik, i cili nuk mund t’ua ndalojë njerëzve marrjen me politikë.

Mihajloviq theksoi se zgjedhjet nuk duhet të jenë shkak për polemika, keqkuptime, ekcese eventuale, ndarje apo tensione.
XS
SM
MD
LG