Ndërlidhjet

Bildt: WikiLeaks dëmtoi zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare


Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt ka vlerësuar se publikimi i dokumenteve sekrete diplomatike amerikane në WikiLeaks dëmton zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

“S’ka dyshim se WikiLeaks rëndon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare”, ka thënë Bildt në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”.

“Çdo gjë komplikohet nëse në mes shteteve të ndryshme nuk ka më dialog. Kjo e dëmton diplomacinë, e në veçanti SHBA-në”, ka thënë Bildt.

Sa i përket gjykimit të themeluesit të WikiLeaks, Xhulian Asanzhesë nga drejtësia suedeze, Bildt ka thënë se në Suedi ekziston drejtësi e pavarur.

“As nuk mundem, e as nuk guxoj të përzihem në aktivitetet e drejtësisë”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG