Ndërlidhjet

Kryediplomati i Koresë Veriore viziton Moskën


Ministri i jashtëm i Koresë Veriore viziton Rusinë në mes të përpjekjeve të reja diplomatike për të ulur tensionet në gadishullin korean.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore, njofton se Pak Ui-Çun është nisur sot për në Moskë.

Vizita e tij vjen pas granatimit të 23 nëntorit të ishullit koreano-jugor, që la të vdekur 4 persona dhe nxiti krizë rajonale.

Rusia është një nga gjashtë shtetet e përfshira në bisedimet mbi programin bërthamor të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG