Ndërlidhjet

BE kërkon nga Kosova zgjedhje të lira e të ndershme


Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës që të sigurojë se zgjedhjet e para pas pavarësisë do të jenë të lira dhe korrekte.

“Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të sigurojnë një proces të lirë dhe korrekt zgjedhor, në të cilin secila votë numërohet”, ka thënë përmes një deklarate për media, kryetarja e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian, Doris Pak.

Vëzhguesit evropianë po ashtu inkurajuan “popullin e Kosovës që të marrë pjesë në zgjedhje”.

Zgjedhjet parlamentare të së dielës janë të parat që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG