Ndërlidhjet

Shpërthim në Stokholm


Autoritetet në Suedi thanë se Stokholmi është goditur nga ajo që ata e quajtën një “sulm i dështuar terrorist” që përfshinte një shpërthim të një makine dhe me sa duket edhe një sulmues vetëvrasës.

Incidentet e të shtunës pasdite në zonën tregtare të qytetit të Stokholmit duket se lanë të vrarë sulmuesin vetëvrasës dhe lënduan dy persona tjerë.

Ministri i jashtëm Karl Bildt në një mesazh në Twiter tha se Stokholmi u godit nga një “sulm terrorist”.

Mesazhi shtonte se sulmi duket se ka dështuar, se përndryshe do të kishte pasoja katastrofike.

Agjencia suedeze e lajmeve TT tha se kishte marrë një email pak kohë para shpërthimit, i cili bënte kërcënime në lidhje me praninë ushtarake suedeze ne Afganistan si dhe i referohej karikaturave të profetit Muhamed nga një karikaturist suedez.
XS
SM
MD
LG