Ndërlidhjet

Obama: Po lutem për shërimin e Hollbrukut


Presidenti Barak Obama tha se po lutet për shërimin e Riçard Hollbrukut, të dërguarit special të SHBA-së në Afganistan dhe Pakistan, i cili është në gjendje kritike pas një operacioni kirurgjik në aortë.

Zyrtarët thanë se Hollbrukut, 69 vjeçar, iu përkeqësua gjendja ndërsa po punonte ne DASH të premten dhe është dërguar në spital në Uashington, ku iu nënshtrua procedurave kirurgjike.

Ekspertët mjekësorë thanë se vrima në aortë, arteria kryesore e zemrës përcjellet me dhimbje dhe me gjendje kritike për jetën.

Në një deklaratë, Obama e quajti Holbrukun një "figurë vigane në politikën e jashtme amerikane” dhe një anëtar të ekipit të tij në Afganistan dhe Pakistan.

Obama tha se ai dhe gruaja e tij Mishell po luten për diplomatin.
XS
SM
MD
LG