Ndërlidhjet

Gazë: Vriten dy palestinezë


Ushtria izraelite tha se ka vrarë dy palestinezë të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin në Rripin e Gazës për të hyrë në Izrael.

Për shkak të sulmeve militante, ushtria tha se nuk paralajmëron, por vetëm qëllon.

Ushtria ka bërë të ditur se është plagosur edhe nje ushtar izraelit, por nuk dihet se si.

Incidenti vjen në kohën kur kanë ngecur bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme, ndërsa sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se iu takon palëve që të gjejnë zgjidhjen për problemin.
XS
SM
MD
LG