Ndërlidhjet

Afganistan: Forcat aleate vranë një lider taleban


NATO tha se forcat ndërkombëtare dhe afgane kanë vrarë një lider taleban dhe një tjetër kryengritës gjatë një sulmi të natës në Afganistanin lindor.

Koalicioni ushtarak tha se lideri taleban ishte i përfshirë në kontrabandimin me armë dhe në sulmet në provincën lindore të Wardakit.

Ai është identifikuar vetëm me emrin e tij si Fedahi.

Në deklaratë thuhet se të dy personat kishin kërcënuar trupat, ndërsa ata po hynin në një kompleks, ku kishin dëgjuar se qëndronte Fedahi.

Ata qëlluan dhe vranë që të dy. Ndërsa më vonë njëri nga ta u identifikua si Fedahi.

Koalicioni tha se gjatë operacionit nuk janë dëmtuar civilët.
XS
SM
MD
LG