Ndërlidhjet

DV fton për proces të rregullt zgjedhor


KQZ

KQZ

Koalicioni i organizatave jo qeveritare “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se qendrat e votimeve janë hapur dhe qytetarët po votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, ky koalicion që po i vëzhgon zgjedhjet, ka thënë se në disa qendra është ndërprerë votimi për shkak të problemeve me llambat e identifikimit.

“Ne shfrytëzojmë rastin që t’iu bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të ndërmarrin masa që llambat e tilla të zëvendësohen në të gjitha ato vende ku janë vlerësuar probleme apo parregullsi”, ka thënë në konferencën për gazetarë, Driton Selmanaj nga Demokracia në Veprim.

Koalicioni i organizatave “Demokracia në Veprim” ka ftuar partitë politike që të respektojnë Kodin e Mirësjelljes ndërsa kanë përjashtuar mundësinë që numri i madh i vëzhguesve nga partitë politike po pengon procesin e votimit në qendrat e ndryshme.

Vetë ky koalicon ka rreth 5 mijë vëzhgues të akredituar.
XS
SM
MD
LG