Ndërlidhjet

Suedi: Shërbimi sekret konfirmon se sulmi ishte terrorist


Shërbimi sekret i Suedisë SAPO konfirmoi se shpërthimi i veturës në qendër të Stokholmit të shtunën në mbrëmje ishte një “krim terrorist”.

Kreu i SAPO-s, Anders Thornberg, tha se nën ligjin suedez, janë duke u zhvilluar hetime në lidhje me incidentin që ndodhi në qytetin e Stokholmit.

Ai që duket të ketë qenë sulmues vetëvrasës është vrarë dhe dy persona tjerë janë lënduar.

Ministri i jashtëm Karl Bildt në një mesazh në Twiter tha se “sulmi terrorist” ka dështuar, se përndryshe do të kishte pasoja katastrofike.

Agjencia suedeze e lajmeve TT tha se kishte marrë një e-mail pak kohë para shpërthimit, i cili bënte kërcënime në lidhje me praninë ushtarake suedeze ne Afganistan si dhe i referohej karikaturave të profetit Muhamed nga një karikaturist suedez.

Imami i xhamisë së madhe të Stokholmit, Sheik Hasan Musa, dënoi sot sulmin.
XS
SM
MD
LG