Ndërlidhjet

Policia shënon të paktën tri incidente në zgjedhje


Policia e Kosovës ka regjistruar deri më tani të paktën tri incidente që kanë të bëjnë me zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i tha Radios Evropa e Lirë se rasti i parë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Zubin Potok ku është sulmuar me armë zjarri, Zyra Ndërlidhëse e Monitorimit, e cila funksionon në kuadër të KFOR-it.

Zëdhënësi Baki Kelani tha se përveç dëmeve materiale, në vendin e ngjarjes është vendosur edhe një letër kërcënuese nga, siç ka thënë ai, një organizatë terroriste serbe në të cilën bëhet thirrje të mos dilet ne votime si dhe kërcënohen zyrtarët policorë.

Në Biti të Shtëprcës ka ndodhur një sulm fizik, ku është rrahur një vëzhgues i Partisë Social-Demokrate Serbe nga një person i komunitetit serb.

Mediat kosovare njoftojnë se sulmuesi është kryetari i komunës së Shtërpcës, por Kelani nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, pesë persona janë shoqëruar për në polici për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Ata, sipas Kelanit, janë rrahur mes vete ne fshatin Ponorc të Malishevës, përkatësisht në vendvotimin nr 3013.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për qytetarë të Kosovës, por nuk ka saktësuar nëse ata ishin zyrtarë të zgjedhjeve apo votues.

Kelani tha se procesi i votimit po vazhdon në rregull këtë qendër votimi.
XS
SM
MD
LG