Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 6 ushtarë të NATO-s në Afganistan


Forcat e NATO-s në Afganistan tha se gjashtë nga trupat e tyre janë vrarë nga një sulm kryengritësish në jug të vendit.

Në deklaratë nuk jepen detaje mbi përkatësinë etnike të ushtarëve apo detaje tjera.

Shumë nga trupat e NATO-s në Afganistan janë nga SHBA-të, por ka edhe kontigjente tjera po ashtu.

Vdekjet e sotme shënojnë shifrën më të përgjakshme, që nga 29 nëntori, kur në një incident të vetëm u vranë 6 ushtarë nga një polic kufitar afgan.
XS
SM
MD
LG