Ndërlidhjet

Incidente në veri, arrestohen dy serbë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të Mitrovicës, në zonën e Leposaviqit, janë shënuar dy incidente lidhur me procesin zgjedhor.

Rreth 40 qytetarë serbë thuhet se janë mbledhur rreth një vendvotimi mobil si shenjë kundërshtimi me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në atë pjesë të Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se po në zonën rurale të Leposaviqit është sulmuar me mjete piroteknike një njësi tjetër mobile e votimit.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se lidhur me këtë incident janë arrestuar dy persona të nacionalitetit serb.

“Dy persona të përkatësisë etnike serbe janë identifikuar, janë vënë nën kontrollin e policisë dhe janë dërguar në stacionin policor në Zveçan për të proceduar më tutje me rastin”, tha ai.

Hoti theksoi se tani situata në Mitrovicë, përfshirë pjesën veriore të qytetit, është qetësuar dhe nën kontrollin e mekanizmave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG