Ndërlidhjet

WikiLeaks zbulon detaje të rastit Litvinenko


Një gazetë britanike ka publikuar gjatë fundjavës një dokument diplomatik nga WikiLeaks, që përmban detaje të përpjekjeve ruse që të gjurmojë vrasësin e mundhshëm të ish agjentit të KGB-së, Aleksandër Litvinenko, por përpjekjet e tyre ishin shkurajuar nga vetë Britania para vdekjes së Litvinnekos.

Rasti i pat tendosur tepër raportet ruso-britanike, meqë Moska refuzonte të ekstradonte të dyshuarin kryesor, ish truprojën e KGB-së, Andrei Lugovoj.

Dokumenti që mban datën dhjetor 2006, një muaj pasi që Litvinenko qe helmuar me një izotop radioaktiv, jep detaje për një takim në mes të përfaqësuesit special presidencial të Rusisë, Anatoly Safoniv dhe ambasadorit amerikan të liruar nga detyra Henri Krampton.

Në memo thuhet se Safanov ka thënë se “autoritetet ruse në Londër e kanë ditur dhe kanë ndjekur individët që lëviznin substancat radiaoktive në qytet, por iu është thënë nga britanikët se ata ishin nën kontroll para se helmimi të ndodhte”.
XS
SM
MD
LG