Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq: Zgjedhjet po i ndajnë serbët


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq ka thënë se ekziston rreziku që zgjedhjet në Kosovë të organizuara nga qeveria në Prishtinë, të shkaktojnë ndarje në mesin e komunitetit serb.

“Fatkeqësisht, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kanë kandiduar në zgjedhje ose nuk e kanë parë këtë, ose nuk kanë dëshiruar ta shohin”, ka thënë Ivanoviq për Dnevnik të Novi Sadit.

Fajin për këtë, sipas Ivanoviqit nuk “do ta bartë Qeveria e Serbisë, e as serbët në veri të Kosovës, por eksluzivisht serbët në jug të lumit Ibër, të cilët kanë vendosur që të zgjidhin problemet jashtë qeverisë së tyre”.

Ai ka thënë se “në parim është mirë kur dikush merr përgjegjesinë për fatin e vet”, por sipas Ivanoviqit, “ekziston rreziku se me këtë rrugë të pafuqishmit dhe të padijshmit janë futur në diçka shumë serioze”.
XS
SM
MD
LG