Ndërlidhjet

logo-print

Çka pas zgjedhjeve?


Gjatë votimit më 12 dhjetor 2010

Gjatë votimit më 12 dhjetor 2010

Analistë politikë në Kosovë shprehin mendime pozitive për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe thonë se kjo tregon se Kosova është duke shkuar drejt rrugës së një shteti stabil. Megjithatë, ata konsiderojnë se qeveria e ardhshme do të përballet me sfida të ndryshme.


Analistë politikë kosovarë vlerësojnë se procesi zgjedhor ka shkuar në suaza të normales dhe ky proces, sipas tyre, është tregues i mirë i suksesit të Kosovës.

Krenar Gashi, nga instituti “KIPRED”, vlerëson se zgjedhjet e përgjithshme, që po mbahen sot në tërë vendin, janë një kthesë politike për Kosovën, për shkak se janë të parat që organizohen në Kosovën e pavarur dhe sovrane.
zgjedhjet medoemos janë të rëndësishme për Kosovën dhe janë një kthesë për politikën zhvillimore të Kosovës.

“Qeveria e ardhshme, pa marrë parasysh se në çfarë konstelacioni politik do të jetë, do të përballet me tri sfidat kryesore të Kosovës; e para është dialogu me Serbinë e dyta, procesi i privatizimit që do të ndërlidhet me zhvillimin ekonomik; dhe e treta Termocentrali “ Kosova e Re”, apo projekti për zhvillimin e energjisë së Kosovës. Andaj, zgjedhjet medoemos janë të rëndësishme për Kosovën dhe janë një kthesë për politikën zhvillimore të Kosovës”
, thotë Gashi.

Edhe analisti tjetër politik, Arben Qirezi, thotë se i tërë procesi zgjedhor ka shkuar mjaft mirë dhe kjo tregon se Kosova është duke shkuar drejt rrugës së një shteti stabil.

“Edhe këto zgjedhje, sikurse edhe zgjedhjet tjera, janë të rëndësishme për Kosovën. Në fund, rezultati do të varet prej vullnetit të shumicës së votuesve, megjithëse Kosova nuk ka sistem azhuritar, ka sistem proporcional”.
Se si do të duket koalicioni qeverisës, varet prej rezultatit zgjedhor, pra varet prej verdiktit të votuesit kosovar.


“Presim që pas këtyre zgjedhjeve, partitë politike t’i fillojnë bisedimet rreth krijimit të qeverisë. Se si do të duket koalicioni qeverisës, varet prej rezultatit zgjedhor, pra varet prej verdiktit të votuesit kosovar”,
vlerëson Qirezi.

Në anën tjetër, Behlul Beqaj konsideron se zgjedhjet në Kosovë kryesisht po zhvillohet në kuadër të normales, por për një vlerësim përfundimtar ai thotë se duhet të pritet publikimi i rezultateve.

“Meqë atëherë shihet se kush çfarë apetiti ka pasur, edhe çfarë argumentesh paraqet humbësi si arsye të humbjes, atëherë do të kemi një fotografi të përgjithshme se sa ka qenë me të vërtetë procesi si i tillë - krejtësisht në rregull dhe sa ka pasur devijime karshi obligimeve ligjore që ka procesi dhe pjesëmarrësit në këtë proces”,
konsideron Beqaj.

Megjithatë, Beqaj shpreh shpresën se nuk do të kontestohet fituesi dhe rezultati i zgjedhjeve.

“Nëse kontestohet pushteti, në vend që të hyjmë në radhët e shteteve të demokracive që janë në konsolidim e sipër, ne mund të rrëshqasim shumë shpejt në radhët e shteteve që janë në dështim e sipër. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë mendoj se këto zgjedhje mund të konsiderohen se kanë një rëndësi shumë të jashtëzakonshme”,
përfundon Beqaj.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG