Ndërlidhjet

Sanader refuzon akuzat


Ish kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, ka hedhur poshtë të dielën para gjykatësit të Gjyqit federal në Salzburg të Austrisë të gjitha akuzat e bëra nga autoritetet e Zagrebit.
Sanader ka thënë se nuk kishte ikur nga Kroacia dhe se ishte arrestuar deri sa po kthehej në Zagreb.
Avokati i Ivo Sanaderit ka thënë se ish kryeministri kroat nuk do t’i kundërvihet dorëzimit në Kroaci.
Ish kryeministri kroat është i dyshuar keqpërdorim të postit dhe ndërlikim në disa afera korrupsioni.
Ai të premten braktisi Kroacinë, ndërsa ndaj tij ishte ngritur urdhërarrest ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG