Ndërlidhjet

logo-print

Çelzi sërish nuk fiton


Ka vazhduar kriza që ka përfshirë tash sa javë, Çelzin e Londrës, kampionin aktual anglez. Në derbin e sotëm londinez janë takuar Totenhem dhe Çelzi dhe takimi ka përfunduar me rezultat 1 me 1. Të parët në avantazh kanë kaluar futbollistët e Totenhemit me golin e Pavluçenkos në minutën e 15. Çelzi ka barazuar në pjesën e dytë të lojës përmes Didier Drogbës.
Pas dështimeve të fundit Çelzi tash ka rënë në pozitën e katërt të Premier Ligës.
XS
SM
MD
LG