Ndërlidhjet

LDK, AAK, AKR dhe FER kontestojnë "Gani Bobin"


Të dhënat e Qendrës Humanistike “Gani Bobi”, janë kontestuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Fryma e Re, zyrtarë të së cilës kanë pohuar se të dhënat e tyre mbi tendencën dhe rezultatet flasin ndryshe.

Sipas kësaj qendre, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 31 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 25 për qind, Vetëvendosja 16 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12.5 për qind, Aleanca Kosova e Re 6.5 për qind, Fryma e Re 4.5 për qind, Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.5 për qind dhe partitë tjera 2 për qind.
XS
SM
MD
LG