Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: PDK, fitore historike


Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Nën brohoritjen e simpatizuesve, kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, e quajti historike fitoren e PDK-së.

“Sot, PDK-ja ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse”, tha ai, për të shtuar se me votën për PDK-në, qytetarët e Kosovës kanë votuar për të ardhmen euro-atlantike.

“Sot foli Kosova evropiane, sot foli Kosova euro-atlantike. Kosova foli qartë dhe njëzëri... Ne kemi bërë shumë, kemi për të bërë edhe më shumë si demokratë të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Për dallim nga partitë e tjera politike që kritikuan ecurinë e procesit zgjedhor, Thaçi tha se ky proces ka dëshmuar ekzistimin e demokracisë në Kosovë.

“Procesi zgjedhor dëshmoi se jemi vend demokratik e i lirë, vend që aspiron të jetë aëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.
XS
SM
MD
LG