Ndërlidhjet

LDK pret rezultatet preliminare


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje simpatizuesve dhe anëtarëve të partisë që të presin rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të mbajnë deri atëherë qetësi.

“Ftoj simpatizantët dhe anëtarët e LDK-së që t'i presin rezultatet preliminare që jep KQZ-ja. Ne nuk kemi nevojë t'i presupozojmë rezultatet”, tha Mustafa.

Ai u kërkoi mekanizmave përgjegjës që t'i marrin parasysh vërejtjet e LDK-së lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor.
XS
SM
MD
LG