Ndërlidhjet

logo-print

VV: Shkelje të rënda në Drenas e Skenderaj


Lëvizja Vetëvendosje nuk do t'i pranojë rezultatet e zgjedhjeve në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit, sepse "janë shënuar parregullsi të rënda", thanë në një konferencë për media përfaqësues të kësaj partie.

Ata theksuan se një kontroll i thjeshtë teknik do t'i vërtetojë përmasat e manipulimit në këto komuna.

“Vetëvendosja” e quajti të pabazuar fitoren e shpallur nga Partia Demokratike e Kosovës. Anëtari i "Vetëvendosjes",Visar Ymeri, tha se me shpalljen e fitores nga PDK-ja, po dëmtohet procesi zgjedhor.

“Kjo është një qasje joserioze ndaj një procesi serioz, siç është procesi zgjedhor. Festa e PDK-së i bën dëm procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

Ymeri tha se “Vetëvendosja" prin në disa komuna, porse do të priten rezultatet preliminare të KQZ-së.

“Ende nuk janë numëruar një pjesë e madhe e votave dhe 'Vetëvendosja' nuk spekulon me rezultate si partitë tjera”, tha Ymeri.
XS
SM
MD
LG