Ndërlidhjet

logo-print

AAK dënon sulmin ndaj degës në Drenas


"Në Drenas është sulmuar dhe demoluar zyra e Degës së AAK-së nga turma e simpatizantëve të PDK-së", ka njoftuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në komunikatën e kësaj partie bëhet e ditur se janë demoluar zyrat dhe inventari i selisë së AAK-së në këtë qytet, si dhe janë dëmtuar rekuizitat partiake të AAK-së.

Kjo e fundit e dënon ashpër këtë sulm dhe "e konsideron akt të shëmtuar, që dëmton procesin demokratik zgjedhor në vend".

"AAK kërkon nga organet e rendit që ta zbardhin sa më shpejt këtë rast, t’i identifikojnë autorët e tij dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG