Ndërlidhjet

Kusari-Lila: LDK-ja prin

  • RFE /RL

Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila

Aleanca Kosova e Re ka paraqitur rezultatet preliminare të partisë për 30% të votave të numëruara, sipas të cilave, Koalicioni për Kosovën e Re ka fituar 9.5%, Lidhja Demokratike e Kosovës 31%, Partia Demokratike e Kosovës 28%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12%, Vetëvendosja 14%, Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.2% dhe Fryma e Re 2.2%.

Këto të dhëna i publikoi nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari, e cila foli edhe për arritjet e partisë në komuna të caktuara.

“AKR prin në Gjakovë, forca e dytë në Hanin e Elezit, është duke qëndruar mirë në Prishtinë, edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat edhe në disa komuna të tjera në Kosovë”, tha ajo.

Kusari shprehu bindjen se do të ketë një ngritje të rezultatit të AKR-së me përfundimin e numërimit të të gjitha votave.

AKR-ja, sipas saj, pret që të arrihet një rezultat i ngjashëm me atë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2007.

Kusari theksoi rëndësinë që qytetarët “të kufizohen në aspektin e festimeve dhe në hyrjen e panevojshme të konflikteve”. Festimet e disa partive, ajo i cilësoi si papjekuri.

“Asnjë parti të mos ngutet të shpallë fitoren”, theksoi Kusari.
XS
SM
MD
LG