Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev zotohet t'ia dalë në krye me protestuesit



Presidenti rus Dimitri Medvedev u zotua t'ia dalë në krye me ultranacionalistët që iu bashkuan tifozëve të futbollit për të protestuar në qendër të Moskës.

Medvedev tha se do t'ia dalë në krye me cilindo që shkakton telashe.

Tufozët e futbollit dhe ultranacionalistët u përleshën të shtunën me policinë në tubimin që ishte thirrur për të protestuar ndaj hetimeve të policisë lidhur me vrasjen e një tifozi të klubit Spartak të Moskës.

Por tubimi, i cili nuk kishte lejen e autoriteteve, shumë shpejt degjeneroi në trazira me brohoritje raciste.
XS
SM
MD
LG