Ndërlidhjet

BE-ja e kënaqur me zgjedhjet në Kosovë



Bashkimi Evropian është i kënaqur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë. BE-ja bëri thirrje për krijimin e shpejtë të qeverisë së re.

"Ne urojmë popullin e Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit, qetësinë dhe rregullin të cilat shoqëruan pjesën më të madhe të votimeve", tha shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton dhe eurokomisioneri për zgjerimin, Shtefan File.

"Tani është e rëndësishme që të krijohet shpejt qeveria e re, të zgjidhet presidenti në mënyrë që të përballen me sfidat që i presin", tha Eshton dhe File.

"Na pret shumë punë përpara nesh në vitin që vjen në mënyrë që Kosova të ecë përpara drejt BE-së", theksuan Eshton dhe File.
XS
SM
MD
LG