Ndërlidhjet

Suedi: Shumë afër identifikimit të sulmuesit vetvrasës



Prokuroria suedeze ka arritur të përcaktojë me një siguri prej "98%" identitetin e sulmuesit vetvrasës, i cili ishte autori i sulmit të së shtunës në Suedi.

Autori ishte Taimur Abdulvahab, 28 vjeçar, i lindur në Irak, qytetar suedez, i cili ka jetuar përkohësisht në Britani.

Abdulvahab ishte pronari i makinës që shpërtheu të shtunën në Stokholm, ku mbeti i vdekur sulmuesi dhe u plagosën dy të tjerë. Autoritetet thanë se ende nuk e kanë përcaktuar identitetin e sulmuesit përmes ADN-së.

Të njëjtat burime pohojnë se atentatori dërgoi një mesazh elektronik dhjetë minuta para shpërthimit.
XS
SM
MD
LG