Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi kërkon adresim të vërejtjeve



Kryeministri në largim i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi ka falenderuar popullin dhe partitë politike për procesin e djeshëm zgjedhor.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja dhe Paneli për Ankesa e Parashtresa të adresojnë me profesionalizëm të gjitha ankesat e vërejtjet dhe me vendimet e tyre të përmirësojnë parregullsitë e mundshme.

Thaçi mesnatën e shkuar ka deklaruar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme. Edhe rezultatet e pjesshme të DV-së e nxjerrin PDK-në fituese.
XS
SM
MD
LG