Ndërlidhjet

DV po identifikon parregullsitë



Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka mbledhur formularët dhe të dhënat nga të gjitha vendvotimet në Kosovë, me theks të veçantë për qytetin e Skenderajt dhe atë të Drenasit.

Në komunikatën e këtij koalicioni thuhet se “DV-ja, në vazhdimësi, është duke i kontaktuar të gjithë vëzhguesit, për t’i identifikuar parregullsitë dhe problemet, të cilat e kanë përcjellë ditën e votimit”.

“Demokracia në Veprim, pas publikimit të rezultateve për 51% të vendvotimeve në Kosovë, ka vendosur të mos dalë me rezultatet preliminare për pjesën tjetër, për shkak të konfirmimit të të dhënave nga terreni dhe për shkak të mospërfshirjes së rezultateve nga komunat e Skenderajt dhe Drenasit”, vijon komunikata.

Demokracia në Veprim njofton se të gjitha të dhënat nga terreni do t’i bëjë publike gjatë ditës së nesërme.
XS
SM
MD
LG