Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: U formua një parti e re opozitare


Katër liderë opozitarë në Rusi e kanë formuar një parti të re dhe thonë se do të përpiqen që në të të aktivizohet edhe ish lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Agjencia RIA Novosti raporton se Partia e Lirisë së Popullit do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ato për president në vitin 2012.

Partia është formuar nga kundërshtartët e Kremlinit Vlladimir Ryzhkov, Boris Nemtsov, Vlladimir Millov dhe Mikhail Kasyanov.
XS
SM
MD
LG