Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i talibanëve – dy ushtarë të vrarë


Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se dy ushtarë janë vrarë kur militantët e dyshuar e kanë sulmuar një bazë të trupave në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Gjatë këtij sulmi, që ndodhi sot në mëngjes në vendin Mohmad, janë plagosur gjashtë ushtarë të tjerë.

Në këtë vend, më 6 të këtij muaji, nga dy sulmues vetëvrasës u vranë 43 vetë, që merrnin pjesë në një takim të liderëve fisnorë proqeveritarë.
XS
SM
MD
LG