Ndërlidhjet

Smith: Hollbruku ishte “kala e diplomacisë së SHBA-ve"


Zyrtarë të tashëm dhe të dikurshëm nga e mbarë bota, po i shprehin nderime diplomatit të lartë të Shteteve të Bashkuara, Riçard Hollbruk, i cili vdiq mbrëmë në Uashington.

Aktualisht ai ishte i dërguar special i presidentit amerikan, Barak Obama, në Afganistan dhe në Pakistan.

Siyamak Herazi, zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai, e ka përshkruajtur vdekjen e Hollbrukut si “humbje të madhe”, duke theksuar se i ndjeri “kishte bërë shërbim të madh për Afganistanin”.

Ministri i mbrojtjes i Australisë, Stiven Smith, tha se Hollbruku, “nga kolegët e ministrisë së jashtme dhe asaj të mbrojtjes, shihej si i nivelit të lartë”. Ai theksoi se Riçard Hollbruku ishte “kala e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara”.

Ish kryeministri britanik, Toni Bler, tha se i ndjeri Hollbruk, “ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për çështjen e botës më paqësore dhe me drejtësi” dhe “do të nderohet thellë nga shumë njerëz në shumë vende të ndryshme”.
XS
SM
MD
LG