Ndërlidhjet

Berluskoni ballafaqohet me votëbesim


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, mund të detyrohet të largohet nga posti i tij, nëse humb votëbesimin e sotëm në Parlament.

Kryeministri 74-vjeçar, në Dhomën e Deputetëve nuk e ka më shumicën e sigurt, pas ndarjes nga ish-aleati dhe kryesuesi i Parlamentit, Gjanfranko Fini.

Në votëbesimin në Senat, Berluskoni ka fituar. Nëse pëson disfatë në Dhomën e Deputetëve, ai do të detyrohet të paraqesë dorëheqje në mes të mandatit të tij të tretë pesëvjeçar.

* * *

Në video mund të shihni një përmbledhje të gafave të Berluskonit:


XS
SM
MD
LG