Ndërlidhjet

logo-print

LDD pranon rezultatin


Lidhja Demokratike e Dardanisë është deklaruar se i pranon rezultatet premilimare të zgjedhjeve, sipas të cilave ky subjekt politik nuk e kalon pragun prej 5 për qind për t’u futur në Parlamentin e Kosovës.

Nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova tha se ky subjekt politik i pranon rezultatet preliminare të dala nga KQZ dhe do të fillojnë me analiza se çka e ka sjell partinë në këtë gjendje.

Një nga arsyet e dështimit për të siguruar ulëse në Parlamentin e Kosovës, Rugova përmendi edhe mungesën e buxhetit për një fushatë më të mirë si dhe konsideroi se elektorati i LDD-së kësaj radhe kishte abstenuar.

Duke u bazuar në këtë rezultat, Rugova tha se partia tani do të analizojë gjendjen dhe do të vendosë për hapat që do të ndiqen në të ardhmen.

Për dallim nga zgjedhjet e sivjetme të cilat e lënë LDD-në jashtë Parlamentit, në zgjedhjet e kaluara parlamentare ky subjekt politik pati siguruar 12 ulëse në Parlament.
XS
SM
MD
LG