Ndërlidhjet

LDK konteston rezultatet e zgjedhjeve


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kontestuar rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai tha se ka dyshime të bazuara në përqindjen e kaq të lartë të prezantuar në favor të Partisë Demokratike e Kosovës.

Mustafa tha se LDK do ta konteston rezultatin nëse në totalin e votave numërohen edhe ato që vijnë nga komunat Skenderaj dhe Drenas, ku kanë dalë të votojnë më shumë se 90 për qind e atyre që kanë të drejtë vote.

Ai ka kritikuar edhe kryetarin e partisë rivale, Hashim Thaçin për faktin se ai deklaroi fitoren para se KQZ të shpallte rezultatet.

Një veprim i tillë, sipas tij kishte rrezikuar sigurinë e qytetareve, duke shkelur njëkohësisht rregullat zgjedhore.

LDK ka deponuar edhe disa ankesa tek Paneli për ankesa dhe se hapat e tjerë të partisë, sipas Mustafës do të varen edhe nga vendimet që do të merren në këtë institucion zgjedhor.
XS
SM
MD
LG