Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi ngushëllon Obaman për vdekjen e Hollbrukut


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ngushëlloi sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar të SHBA-së, Riçard Holbruk.

“Riçard Hollbruk ishte diplomati dhe njeriu që shërbeu për arritjen e paqes në shumë konflikte dhe luftëra në tërë globin, duke filluar nga Azia Juglindore e deri te luftërat e ftohta në Evropë; ishte diplomati i cili kurrë nuk ka ditur të ndalet dhe njeriu që u përball me diktatorët më të vështirë në botë".

"Shumë popujve, në shumë vende të botës, u është mundësuar të jetojnë në paqe në sajë të angazhimeve të tij. Roli i Riçard Hollbruk, si i dërguar i presidentit Klinton për Ballkanin, ishte vendimtar edhe për Kosovën dhe për qytetarët e saj”, shkruan z.Krasniqi.

Ndarja nga Richard Holbrooke është një lajm i hidhur jo vetëm për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për të gjithë miqtë e tij, të cilët i ndiqnin me vëmendje angazhimet e këtij diplomati dhe luftëtari të madh të paqes, thuhet në telegramin e z Krasniqi.
XS
SM
MD
LG