Ndërlidhjet

logo-print

Berluskoni i mbijetoi votëbesimit


Kryeministri italian Silvio Berluskoni i mbijetoi një votimi thelbësor të mosbesimit në parlament, që i mundëson atij që të mbetet edhe më tej në krye të qeverisë.

Berluskoni mezi ftioi votëbesimin në dhomën e ultë të parlamentit, ku qeveria e tij e qendrës së djathtë kishte humbur mbështetjen pas ndarjes nga aleati i ngushtë.

Votimi në Dhomën e Deputetëve ishte 314 në favor dhe 311 kundër.

Më herët Berluskoni fitoi votëbesimin në Senat. Po t’i humbte votat ai do të duhej të jepte dorëheqje.

Megjithatë, shumica e dobët në dhomën e ulët do t’ia bëjë Berluskonit të vështirë qeverisjen.

Berluskoni, 74 vjeçar, është dobësuar edhe nga aferat për korrupsion dhe skandalet seksuale.

Votimi në dhomën e ulët është ndërprerë shkurt pasi që shpërthyen përleshje jashtë, gjatë kohës sa mbahej seanca.

Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës në tubimin kundër Berluskonit.
XS
SM
MD
LG