Ndërlidhjet

Moska para trazirave të reja


Policia e Moskës gjendet në gatishmëri të lartë, pasi që një lëvizje ultranacionaliste ka bërë thirrje të armatosë pjesëtarët e saj në një përballje potenciale me bandat nga Kaukazi rus i dominuar nga myslimanët.

Lëvizja Kundër Imigrimit Ilegal u kërkoi femrave ruse që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa të gjithë meshkujve rusë që të armatosen dhe të tubohen të mërkurën për përleshjet e mundshme masive.

Në internet kanë qarkulluar zëra se përleshja në mes të ultranacionalistëve të armatosur dhe bandave nga Kaukazi Verior do të mbahet jashtë stacionit të trenit Kijevski.

Tensionet etnike janë përhapur këtë muaj pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një tifozi të Spartakut të Moskës nga një grup i të rinjve nga jugu i Rusisë.
XS
SM
MD
LG