Ndërlidhjet

logo-print

Xhulian Asanzh lirohet me kaucion


Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzh është liruar pasi ka paguar kaucionin.

Australiani 39 vjeçar, që qëndroi në një burg të Londrës, për një javë, do të vazhdojë luftën kundër esktradimit të tij në Suedi, ku kërkohet në lidhje me akuzat për krime seksuale, kanë thënë avokatët e tij.

Asanzhe mohon akuzat. Një numër i figurave të shquara ndërkombëtare i ka ofruar të paktën 315 mijë dollarë për të ndihmuar lirimin me kusht të Asanzhesë.

Avokatja Gema Lindfils, në emër të autoriteteve suedeze, i ka kërkuar gjykatës që ta refuzojë lirimin me kusht për shkak se akuzat ishin serioze dhe Asanzhe mund të ikte.

Mbështetësit jashtë gjykatës shpërthyen në brohoritje kur dëgjuan lajmin për lirimin e Asanzhesë.
XS
SM
MD
LG