Ndërlidhjet

Feith përshëndet privatizimin e SharrCem-it


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka përshëndetur shtijen e prodhuesit të çimentos SharrCem, që gjendet në Han të Elezit.

“E përshëndes shitjen e SharrCem nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Jam i lumtur të shoh se AKP-ja realizon transaksionin e saj më të gjerë deri më tani. Ky gjithashtu paraqet investimin më të madh direkt të huaj ndonjëherë në sektorin industrial të Kosovës”.

Agjencia Kosovare e Privatizimit se “me sukses ka negociuar shitjen e Sharr Cemit”, grupit ndërkombëtar Titan, me seli në Athinë që sic thuhet është edhe një ndër furnitorët më të mëdhenj të çimentos në botë.

Drejtori i AKP-së, Dino Asanaj ka thënë se kjo është bërë e mundur duke respektuar Ligin për Investimet e Huaja dhe obligimet Kontraktuale ndërmjet UNMIK-ut dhe Sharr Beiteiligung GMBH të vitit 2000. Kjo është gjithashtu konfirmuar edhe nga Këshillëdhënësi ynë për Transaksion i angazhuar për negociata ndërmjet të AKP-së dhe Titan Grup.

“Investimet e bëra gjatë periudhës së qirasë (€ 22,5m), si dhe shitja e aseteve aktuale (€ 30,1 m) si dhe investimet në të ardhmen (€ 35,0 m) sjellin Totalin e Investimeve të Huaja Direkte në fabrikën e SharrCemit deri në € 87,6 m”, ka thënë Asanaj.

“Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa e madhe është kjo arritje për punëtorët e Sharr Cemit, për Titan Grup dhe për kombin tonë, zhvillimin ekonomik si dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Ky është privatizimi më i madh në Kosovë dhe premton të jetë i suksesshëm”, ka thënë Asanaj.
XS
SM
MD
LG